Kelmendi fton të gjithë shqiptarët ta përkrahin CDU në Nordhein Westfalen

Gjermania

Kelmendi fton të gjithë shqiptarët ta përkrahin CDU në Nordhein Westfalen

Më: 11 maj 2017 Në ora: 15:12
Besnik Kelmendi

Më 14 Maj 2017 në Republikën e Nordrain Westfalisë do të mbahen zgjedhjet e reja për Parlamentin e Republikës së Nordrain Westfalis. Për postin e kryeministrit kandidon Kandidati i CDU Armin Laschet. Armin Laschet është politikan me një përvojë të gjatë i cili është edhe Deputet i Bundestagut Gjerman, nënkryetar i CDU-së Gjermanisë dhe kryen njëkohësisht edhe shumë funksione tjera në partinë e z.Merkel.

Ai si kryetar i Qeverisë së Republikës së Nordhein Westfalisë do të angazhohet për një qeverisje më efikase dhe më të mirë në këtë Republikë, e sidomos në aspektin e arsimit, sigurisë dhe shumë çështje tjera. Meqë unë Besnik Kelmendi ka kohë që ju kam bashkangjitur projektit politik të CDU në qytetin e Essen i ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Nordhein Westfalisë që të dielën me 14 Maj 2017 të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje dhe votën e tyre ta hedhin për kandidatët e CDU, si dhe për CDU ne këtë Republikë. Çdo votë do të jetë e vlefshme sepse rezultati përfundimtar do të jetë mjaft i ngushtë.

Gëzon fakti se komuniteti shqiptar në Gjermani në mënyrë masive ju ka bashkangjitur CDU ku kjo parti me një traditë të gjatë është ka ju hapë derën shqiptarëve në Gjermani që të jenë pjesë e politikës Gjermane.

Në fund ftoj gjithë shqiptarët në këtë Republikë që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë CDU, parti e cila ka berë dhe po bën jashtëzakonisht shumë në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi. 

I juaji Besnik Kelmendi anëtar i kryesisë së CDU, Essen.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat