Merkel fton shqiptarët që nesër të dalin në zgjedhje

Gjermania

Merkel fton shqiptarët që nesër të dalin në zgjedhje

Nga: A.M. Më: 13 maj 2017 Në ora: 09:25
Kadri Bekteshi dhe Armin Laschet

Mërgimtari Kadri Bekteshi nga Vitia i cili jeton prej vitesh në Gjermani është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gjatë takimit me Merkelin Bekteshi ka thënë për “Bota sot” se kancelarja Merkel ka ftuar shqiptarët të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

“Kancelaria më tha që të dalin të gjithë shqiptarët në zgjedhje që kanë të drejt vote me 14 maj 2017 se është me rëndësi për Kombin tonë. Dhe me në fund ishte nder të jesh pranë Kancelarës Merkel që me këto fjalë më nderoj kombin, por dhe vetveten”, ka thënë Bekteshi.

Ndërsa, Bekteshi i është bashkuar para dy vite CDU, partisë se kancelarës Merkel, ku në janar të këtij viti është zgjedhur nga Kryesia e Partisë si përgjegjës i Anëtareve të Partisë (Gjermanisht Mitgliederbeauftragte).

“Këtu në këtë Republikë ka nisur Fushata Zgjedhore dhe jam i angazhuar për kandidatet për deputet të partisë, por gjithashtu edhe për kandidatin tonë për Kryeministër i Republikës  Armin Laschet ku të enjten e kaluar isha në Bonn ku bënim fushat zgjedhore bashkë me Kancelaren Merkell”, ka thënë Bekteshi./BS

Image
Kadri Bekteshi dhe Angela Merkel
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat