Një perspektivë pozitive për të ardhmen, pavarësisht nga problemet globale

Gjermania

Një perspektivë pozitive për të ardhmen, pavarësisht nga problemet globale

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 00:29
Gjermani

Dëshmitarët e Jehovait ftojnë publikun në kongresin e tyre rajonal treditor në verë të 2017.

Brenda 2 muajve gjithsej 10 kongrese do të mbahen në katër gjuhë.

Në sallën e asambleve të Reutlingenit (adresa= Schachen 4, 72770 Reutlingen) gjatë 10 fundjavëve do të mblidhen nga 16 qershori 2017 rreth 12’000 Dëshmitarë nga Baden-Württemberg.  

Programi me moton “Mos u dorëzo” do të paraqitet në gjuhën gjermane, shqipe, italiane dhe ruse në fundjavë të caktuara.

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se, duke pasur parasysh zhvillimet globale shqetësuese, është një sfidë për të gjithë  të vazhdojmë të shikojmë me besim të ardhmen.

Programi i këtij kongresi do të ndihmojë secilin për të zhvilluar një qëndrim të shëndetshëm të bazuar në Fjalën e Perëndisë dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen.

Të gjithë vizitorët do të kënaqen nga programi i pasur audio-vizual me moton "Mos u dorëzo!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat