Hessen: Tre deri pesë aeroplanë në muaj fluturojnë drejt Ballkanit perëndimor

Gjermania

Hessen: Tre deri pesë aeroplanë në muaj fluturojnë drejt Ballkanit perëndimor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 korrik 2017 Në ora: 12:19
Gjermani

Landi gjerman i Hessen ka dëbuar 1000 persona gjatë 2016. Dëbimi ka ardhur pas refuzimit të kërkesës së azilit, të cilët shumica ishin nga vendet ballkanike, shkruan fr-online.de. 

Sipas ligjit gjerman të gjithë azilkërkuesit e refuzuar mund të dëbohet, përveç atyre që vuajnë nga sëmundje akute.

Brenda muajit fluturojnë tre deri në pesë aeroplanë drejt Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë ose Serbisë. Nga dhjetori në mars janë dëbuar vetëm tre afganë.

Për krahasim: Gjatë 2016 janë dëbuar 1043 azilkërkues të refuzuar, ndërsa në tremujorin e parë të 2017 janë dëbuar 124 persona./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat