Mërgimtarët përsëri në Kosovë

Gjermania

Mërgimtarët përsëri në Kosovë

Nga: Jakup Gerguri Më: 10 korrik 2017 Në ora: 20:05
Jakup Gerguri

Kolonat e gjata,pritje nëpër kufinjë,defekte rruges,ndalje e xhoba ,lodhje e rraskapitje por, prapseprap nisemi për atje.Provuam diku tjeter për pushime ,dolëm të paknaqur ,prap atje.Ishte shumë mirë në plazhet turke ,spanjolle ,kroate , slloven,italiane, e ishuj të ndryshëm,infrastruktura super,por ja që përsëri po këthehemi atje.

Po këthehemi atje ku ende ska infrastrukturë si diku tjeter.Po këthehemi atje ku na quajnë shaca  e përtej shacave.Po këthehemi atje ku ka pluhur,rrugë të pa rregulluara.Po këthehemi atje me bileta dy-trefish më të shtrenjta se diku tjeter.Po këthehemi atje ku është kaos politik,e komunikacion hiq në rregullë.Po këthehemi atje, ku as rrymë e ujë ende ska rregullisht.Po këthehemi atje, ku për mirëseardhje në kufi paguajmë sigurim, edhe pse ato i kemi nga vendet ku vijmë.

Përse pra po këthehemi pikërisht atje? Pergjegja më e mirë gjendet te POQARI i Dritëro Agollit,por unë do i citoi edhe ca tjera.

Këthehemi ngase atje frymon gjithëqka shqip.Këthehemi ngase atje kemi me kend të debatojmë ,edhe pse nuk pajtohemi për shumëqka,e në  vendet tjera ske as qka debaton.Këthehemi ngase atje na pretë dikush e në vendet tjera askush.Këthehemi ngase vendi qeshë kur zbresim atje,e tjetërkund as që na  hetojnë fare që jemi prezent.Këthehemi ngase na presin tregjet,rrugët,sheshet,përmendoret,lapidarët e besa edhe varrezat e të parëve, që, shumica e tyre u varrosen pa prezencen tonë.Mbi të gjitha, na presin të afërmit që i kemi, e mundemi  edhe të debatojmë, edhe të zihemi, edhe të shahemi,  e edhe të knaqemi nga thellsia e zemres me të mira e me të pamira, ngase shpierti e do ashtu.

Deshëm a s´deshëm ta pranojmë ,jemi një dhe të gjithë njësoj.Ka gabime nga dy taborret,sjelljet tona si mergimtarë, dhe sjelljet ndaj nesh.Megjithatë ,jemi të lidhur si mishi e thoni ,dhe nuk mundemi pa njëri-tjetrin, si peshku pa ujin.

Ne i  kemi borxh vendit, ngase ja këthyem shpinen në momentet më të vështira,andaj për sa të jemi xhallë kemi obligim të pakten t´mos e harrojmë..Neve vendlindja na ka borxh, ngase s´pari jemi bijtë e sajë, dhe zoti na fali aty, që të kemi hisen tonë,e dyta e mbështetem në kohrat më të vështira ,andaj edhe ne e kemi bagazhin tone, me qka kemi arsye të knaqemi në hapsiren ku rrezaton dielli edhe për ne, e që quhet Shqiptari.

Mërgimtarë të dashur,ja mësyjmë Shqiptarisë për pushimet tona,në Ulqin, Durrës e  Sarandë,gjithë Kosoven,Preshevë e Iliride , ngase vetëm aty ndjehemi mirë,ndjehemi të relaksuar,ndjehemi vendas,kollitemi lirshëm,polemizojmë shqip,shahemi shqip,përjetojmë të mira e jo të mira shqip, dhe në fund përfundojmë SHQIP ngase zoti e deshti ashtu.

Nisu karvan drejt vershimit të atyre viseve për t´í dhënë infuzion ,ngase i duhet edhe për një kohë, deri të rimëkëmbet, dhe të hecë i pavarur.

Rrofshi mërgimtarë

Mirë se ju gjejmë TROJET TONA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat