15 gjimnazistë shqiptarë vizitojnë Wiesbaden në kuadër të projektit për shkëmbimin e të rinjve

Gjermania

15 gjimnazistë shqiptarë vizitojnë Wiesbaden në kuadër të projektit për shkëmbimin e të rinjve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 korrik 2017 Në ora: 14:02
Gjimnazistët shqiptarë

“Ky është një shkëmbim mjaft i veçantë,” thotë Gabi Reiter, udhëheqësi për qendrën e Fëmijëve dhe të Rinjve në Bunsenstraße, shkruan  wiesbadener-tagblatt.de. „Kur unë përpara katër viteve njoha punëtoren time Benjola Kapllani, e cila ka lindur në Shqipëri dhe jeton prej 15 vitesh në Gjermani, mu bë e qartë që dikur duhet të ketë shkëmbime me Shqipërinë.”

Kërkime të vështira për një partner

Qëllimi duket i arrirë pasi nën moton “Respect for All” 15 nxënës nga Elbasani kanë vizituar Wiesbaden. 15 partnerët e tyre që vitin e ardhshëm duhet të vizitojnë Shqipërinë janë të rinj nga shoqatat gjermane “Evim-Jugendhilfe” dhe “Jugendzentrum”. Organizimi i këtij programi ishte mjaft i vështirë për udhëheqësin Gabi Reiter, i cili kishte punuar vazhdimisht për njoftimin rreth shkëmbimit. Veçanërisht e vështirë ishte “kërkimi për një partner”. Shumica e nxënësve shqiptarë ishin nga gjimnazi i gjuhëve të huaja në Elbasan „Mahmut dhe Ali Cungu“.

Nxënësit shqiptarë mes tjerash kanë vizituar Schloss Freudenberg, Rettbergs-au, Open-Air-Kino dhe gjëra tjera si ngjitje nëpër pyje.

“Gjithashtu ne kemi gatuar sëbashku, ku dy të rinj shqiptarë kishin mjaft sukses,” thotë punonjësi social Nedim Tuyun nga JuZ Biebrich./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat