Çdo i pesti në Gjermani ka rrënjë të huaja, ja cilët kombësi shënojnë rritje më të madhe

Gjermania

Çdo i pesti në Gjermani ka rrënjë të huaja, ja cilët kombësi shënojnë rritje më të madhe

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 gusht 2017 Në ora: 14:12
Ilustrim

Në 2016 në Gjermani kanë jetuar 18.6 milion banorë me rrënjë të huaja ose 22.5% nga numri i përgjithshëm i banorëve. Në krahasim me 2015 numri i tyre është rritur për 8.5 përqind, duke qenë rritja më e madhe prej fillimit të matjeve në 2005 dhe kjo lidhet me valën e refugjatëve gjatë 2015 dhe 2016, shkruan “Die Zeit”.

Më shumë se gjysma e të huajve emigrantë kanë nënshtetësi gjermane, ndërsa 42 përqind prej lindjes fitojnë automatikisht nënshtetësinë. “Europa është akoma vendi i preferuar i emigrantëve,” thuhet në studimin e Zyrës së Emigrantëve. “Veçanërisht kjo është shtuar gjatë pesë viteve të fundit.”

Me rritje më të madhe janë banorët nga Lindja e Mesme (51 përqind më shumë sesa 2011), ndërsa gjithsej janë 2.3 milion banorë. Në vend të dytë me plus 46 përqind janë emigrantët nga Afrika me numrin e përgjithshëm 740.000.

Te emigrantët mes 25 dhe 35 vjet është rritur ndjeshëm numri i atyrë që përfundojnë shkollimin e mesëm dhe të lartë akademik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat