Zjarr në kampin e refugjatëve, vdiq gruaja shqiptare

Gjermania

Zjarr në kampin e refugjatëve, vdiq gruaja shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 gusht 2017 Në ora: 10:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr në kampin e refugjatëve të Bad Driburg pranë Paderborn i ka dhënë fund jetës së një gruaje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërsa viktima është 28 vjeç, tha një zëdhënës policor, njofton “Bota sot”, lajmin e "Focus.de".

Policia arriti ti evakuojë 91 persona, ndërsa gruaja shqiptare mund të ketë vdekur pasi ka qenë më aftësi të kufizuara dhe kishte nevojë për ndihmë.

Nuk dihen akoma arsyet e shpërthimit të zjarrit./Bota sot

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat