Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi – Laureat i Çmimit "Ora e Presidentit"

Gjermania

Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi – Laureat i Çmimit "Ora e Presidentit"

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:52
Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi

Çmimin tradicional "Ora e Presidentit", të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit, nëndega e LDK-së së NRË-së përmes aktivit të Ahenit, kësaj radhe ia ndau Ministrit të parë të Mbrojtjes  së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi përveç kontributit të tij të pashoq në fushën e sigurisë, në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavërësi si dhe në themelimin e FARK-ut, është edhe autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi duke u bazuar dhe duke e respektuar përkushtimin atdhetar dhe profesional  Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, i vrarë në Tiranë në Shtator të 98-ës.

Laureatë të: Ora e Presidentit” janë veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, Prof. Fehmi Agani,  Anton Kolaj - ish nënkryetar i LDK-së, ish Shefi I QIK-ut, Enver Maloku, Këshilltari për Informim I Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, Akademik Idriz Ajeti Akademik Mark Krasniqi etj.  

Në cermoninë e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë Nënkryetari I LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithëshem i LDK-së, Ismet Beqiri , kryertari i Ferizajt Muharrem Sfarqa, deputetja Doruntinë Maloku si dhe aktivistë e familjarë të të ndjerit Kolonel Ahmet Krasniqi.

“Ora e Presidentit” dhe një mirënjohje, vëllait të Ministrit Ahmet Krasniqi, Behgjetit, iu nda nga nënkryetari Veliu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat