Në rajonin gjerman “Rhein-Sieg” janë natyralizuar 49 gra, 24 burra dhe pesë fëmijë - gjithsej 78 persona. Ata e morrën bashkarisht pasaportën gjermane, në një ceremoni të organizuar nga autoritetet gjermane, shkruan blick-aktuell.de.
Mes të natyralizuarve janë edhe pesë shqiptarë (dy nga Shqipëria dhe tre nga Kosova), ndërsa më së shumti në numër janë grekët (9) dhe britanikët (8).
Historia e Zyrafete Doçi
Portali gjerman ka treguar historinë e natyralizimit të nënës shqiptare Zyrafete Doçi (34). Ajo kishte ardhur në Gjermani përpara dhjetë vitesh dhe me plot vetëdije kishte aprovuar për pasaportën gjermane: të jetosh në Gjermani, duhet ti “takosh” Gjermanisë. Andaj për atë ka qenë mjaft e rëndësishme njohja e mirë e gjuhës dhe përshtatja me rregullat dhe strukturat gjermane. Ajo është nëna e tre fëmijëve./Bota sot