Kelmendi GmbH vazhdon t’i hap dyert prodhuesve nga Kosova

Gjermania

Kelmendi GmbH vazhdon t’i hap dyert prodhuesve nga Kosova

Nga: Sami Fejza Më: 8 tetor 2017 Në ora: 23:55
Në këtë panair, të cilën kanë marrë pjesë kompanitë gjigante botë, ishte e pranishme edhe kompania prodhuese nga Kosova “Kelmendi GmbH”.

Në Köln të Gjermanisë po mbahet panairi ushqimor që është ndër më të mëdhenjt në botë. Në këtë panair, të cilën kanë marrë pjesë kompanitë gjigante nga botë, ishte e pranishme edhe kompania prodhuese nga Kosova “Kelmendi GmbH”. edhe vllezrit te firmës së njohur Kelmendi “GmbH”, Köln, Vllaznim Kelmendi, njeni nga vllezrit te firmeses Kelmendi Gmbh që nga paslufta zhvillojn veprimtarinë mjaftë të njohur me produktet Kelmendi.

Kelmendi thekson se duhet të përkrahen prodhuesit tanë nga Kosova, të eksportojnë më shumë produkte nga vendi ynë. Kelmendi GmbH është i gatshëm t’i përkrahë në cdo mënyrë kompanitë vendore, që të kenë sukses në tregjet botërore. Në panair i cili po mbahet në Koln, ishte pjesëmarrëse edhe firma e njohur shqiptare “Ujë Rugove”, me pronar Florent Shala. Shala ishte i kënaqur me przantimin dhe mundësinë që iu dha të jetë pjeësë e panairit.

Duhet përmendur që në këtë panair, kompanitë nga Kosova, ishim mjaftë të vizituara nga njerëz nga e gjithë bota. Është kënqësi që për cdo ditë e më shumë, produktet shqiptare të kompanive të ndryshe, janë duke pushtuar tregun evrpian e botëror. Përvec firmave që përmendem më lartë, në këtë panair ishin të pranishme edhe kompania e njohur kosovare, “Frutomania”, me pronar Armend Malazogu.

Ai është shprehur se ndjehet i kënaqur me prezantimin e kompanisë “Frutomania”, në këtë panair. “Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij panairi të madh që po mbahet në Koln. Është një mundësi e mirë e prezantimit të kompanive nga Kosova në këtë panair”, tha Malazogu. Në fund duhet përmendur edhe kompanitë “Albi Progres”, “Euro Fruti”, “Frut Test”, që ishin pjesë e panairit. Ndërsa kompanitë nga Kosova, falenderuan Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për mundësinë që iu ka dhënë për të shpalosur biznesin e tyre në këtë panair. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat