Sukseset e bashkatdhetarit tanë nga Juniku, Rame Hebibi, afarist në Berlin

Gjermania

Sukseset e bashkatdhetarit tanë nga Juniku, Rame Hebibi, afarist në Berlin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 23:27
Rame Hebibi, afarist në Berlin

Veprimtaria e afaristëve shqiptarë në Gjermani ka filluar qysh ne vitet e 80‘ta duke marrë një rritje të madhe sidomos pas ardhjes se shqiptarëve nga Kosova ne periudhen 90-98.

Njëri ndër ata të cilët për shkak të situatës së tendosur ekonomike dhe politike mori rrugën e gyrbetit ishte edhe i riu nga fshati Junik Rame Hebibi, tani i njohur me pseudonimin Ricky. Ricky qysh ne vitin 1994 filloi aktivitetin në Gastrenomi dhe sot është shume i sukseshum për të udhëheqë shtatë restaurante në pronësinë e tij, duke zënëvend edhe në lagjen me të njohur Fasanenstraße,në Berlin me restaurantin e tij “Inizio Restaurante Bar”.

Janë shumë personalitete të njohura si Ulli Wegner, Henry Maske e shumë e shumë e shumë personalitete tjera publike të cilët janë klient të rregullt në Restaurantet e shqiptarit Ramë Habibi-Ricky. Ricky është edhe antarë i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane dhe njëherit një kontribues i madh në bashkimin e shqiptarëve të sukseshëm kudo që janë. Sukseset e mërgimtarëve tanë janë krenaria jonë kombëtare.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat