Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë

Gjermania

Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:13
Beqë Cufaj, ka dorëzuar Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me Presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit, kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar Presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, si dhe koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshilltari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë, Steinmeier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat