Katër shoqata që veprojnë në Munih, i dërguan letër kancelarës gjermane Merkel dhe pranuan përgjigjje

Gjermania

Katër shoqata që veprojnë në Munih, i dërguan letër kancelarës gjermane Merkel dhe pranuan përgjigjje

Nga: Maxhun Smajli Më: 27 shtator 2018 Në ora: 07:19
Angela Merkel

Katër shoqatat që veprojnë në Munih; “Kosovaro-Bavareze”, “Iniciativ Gruppe”, “Dija” dhe “Gruaja Shqiptare”, iu drejtuan me një letër Kancelarës së Republikës Federale Gjermane, zonjës Merkel.   

Në letrën që i derguan, Znj. Merkel, ishte kërkesa që Kancelarja dhe Qeveria gjermane  ta përdorin autoritetin e tyre për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt ndërtimit të strukturave shtetërore dhe integrimin në familjen evropiane.

Nënshkruesit e kësaj letre theksojnë nevojën që ka Kosova në përballimin e problemeve  për të ndërtuar një shoqëri të hapur, të lirë, me një gjyqësi efikase dhe në luftimin e korrupcionit. Me këtë rastë iu kërkua, Znj. Merkel, që të ndikoi tek pesë shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë njohjen.

Poashtu, i është kërkuar Znj. Merkel që të ndikoi tek Qeveria serbe për ta njoftë të drejtën e Kosovës si shtet dhe t'i vihet si kusht për anëtarësim në EU. Në të njëjtën letër, nga Znj. Merkel, u kërkua që të angazhohet në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe të punohet për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore; Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc, që shqiptarët të gëzojnë të njëjtat të drejta, ashtu sikur qytetarët serb në Kosovë.

Zyra e Kancelares së Qeverisë së Republikës Federale Gjermane i përgjigjet letrës

Zyra e Kancelares së Qeverisë së Republikës Federale Gjermane i përgjigjet letrës, ku thuhet se, Qeveria gjermane dhe vet Kancelarja, Znj. Merkel, do të angazhohen edhe në të ardhmën që Kosova të bëhet pjesë e barabartë e Bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë letër theksohet edhe prespektiva e integrimeve evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor që nga Samiti i Selanikut nga viti 2003, si dhe angazhimi përsonal i Kancelarës, Znj. Merkel, përmes procesit të Berlinit për vendet kandidate të Ballkanit perëndimor.

Poashtu, në letër theksohet, se procesi i normalizimit të marrëdhenieve në mes Kosovës dhe Serbisë është i rendësisë qëndrore për stabilitetin regjional dhe i detyrueshëm ligjësisht për Serbinë në rrugën e saj drejtë afrimit të saj me Evropën. “Për sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore-Luginën e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit, Serbia është e detyruar që të përmbush kriteret që kërkohen nga Evropa për t'u pranuar si anëtare”, thuhet në letrën e Zyres së Znj. Merkel.

Gjithashtu, përmendet edhe kërkesa që ka bërë Qeveria gjermane dhe Komisioni Evropian,  Qeverisë së Kosovës për luftimin e korrupcionin dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe një gjyqësi efikase dhe të pavarur. Sa i përket liberalizimit të vizave, Qeveria gjermane dhe Komisioni Evropian përshendetin plotësimin e kritereve dhe do të angazhohen për një vendim positiv në këtë drejtim.

Zyra e Kancelarës, Znj. Merkel, falinderon nënshkruesit e letrës për interesin e treguar në këtë rast dhe respektin për punën dhe angazhimin e Kancelarës në këtë drejtim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat