Hoti në degën e LDK-së në Gjermani, flet për Qeverinë e ardhshme - Bota Sot
Hoti në degën e LDK-së në Gjermani, flet për Qeverinë e ardhshme

Gjermania

Hoti në degën e LDK-së në Gjermani, flet për Qeverinë e ardhshme

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:40
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duket i bindur se së shpejti do të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë. Ai ka qëndruar sot së bashku me bashkë[partiakët e tij Muharrem Svarqa dhe Anton Quni në Hanover të Gjermanisë ku ka takuar kryesinë e degës së LDK-së atje. Derisa në takim thotë të ketë folur për ato që do të punojnë së bashku në “qeverinë e ardhshme”.

“Ne do të jemi së bashku për të organizuar aktivitetin tonë tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, ku është i vendosur numri me i madh i mërgimtarëve. Në qeverinë e ardhshme do të punojmë ngushtë me këta veprimtarë për të dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Kosovë dhe për të promovuar investimet e tyre në vendlindje. Do të punojmë shumë për të ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare në Gjermani, në këtë vend mik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai po ashtu tha se kanë biseduar me veprimtarët që të ndihmojnë partneritetin mes LDK-së dhe CDU-së, partisë së Angela Merkel.

“Gjenerata e tretë e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe në vendet e tjera do të jete burim i kuadrove të ekspertëve për qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka shkruar Hoti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera