Në Akademinë dhe Festivalin poetik tradicional që u mbajte ambientit e hotelit “Garden” në Gjermani morën pjesë tridhjete krijues letrar dhe mysafiret nga Gjermania, Zvicra, Franca, Austria, Belgjika, Greqia, Italia, Kosova dhe Shqipëria. Të pranishmit patën rastin të njihen me botimet dhe prezantimet e titujve të rijnë, nga krijuesit në mërgim dhe shumë aktivitet tjera.
Në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, nën organizimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, u mbajtur, Akadedmia dhe Festivali Pooetik tradicional kushtua figurës sonë të mirënjohur historike Gjergj Kastriotin, përkujtimin e 50-vjetorin të demonstratave kombëtare në Prishtinë dhe Kosovë, nën tutelen e Jugosllavisë komuniste dhe Festivalit te -V-të tradicional letrar, ”Nëntori Poetik - 2018". Në këtë event morën pjesë krijues nga Gjermania, Zvicra, Franca, Austria, Belgjika, Greqia, Italia, Kosova dhe Shqipëria. Evenimenti Letrar, i Lidhjes te krijuesve shqiptare në mërgatë i cili u mbajte në ambientet e Hotelit Garden të qytetit Kampus. Këtë event të rëdësishëm e përshëndeti zavendes Ministri i Minitrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj. Gjersa me ftesen e koordinatorit të këtij evenementi, Musa Mulolli. Takimin e përshëndeti edhe Cemile Giousouf, ish deputete në Bundestagun Gjerman, nënkryetare dhe kryetare e Forumit të Gruas në partinë e CDU-s për Hagen dhe z.Anduena Stephan, Ambasadore nderi e Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe Kryetare e Shoqatës "Idel"!
Ketë Akademi dhe Festival Poettik Tradicional e hapi me një fjalë rasti, kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla, i cili në mes tjerash tha: " Të dashur krijues, artdashës, të nderuara zonja dhe zotrinjë dhe pjesemarres tjere ju falënderomë për rrugët e gjata që keni bërë ju të mërgatës shqiptare që të merrni pjesë ne këtë akademi për çka ju jemi mirënjohës për kontributin dhe pjesëmarrjen tuaj.
"E veçanta falënderuese është, se shtetet perëndimore e mbështeten dhe ndihmuan në çdo fushë kombin shqiptar...
Duke lexuar kohë më parë Gëten, apostrofoj këtë citat:"Kur dikush mëson një gjuhë të huaj, ka mundësi të mësojë më mirë gjuhën e tij amtare". E veçanta është, se shtetet perëndimore e kanë mbështetur dhe ndihmuar në çdo fushë kombin shqiptar, duke e apostrofuar sidomos shtetin me kulturë të lashtë dhe demokraci të moderuar, Gjermaninë! Edhe sot jemi në hapësirën gjeografike të këtij shteti mik, që na mundëson kultivimin e artit, kulturës, gjuhës, e të tjera, pa harruar edhe sistemimin dhe integrimin e shoqërisë gjermane!
Pjesa e parë të kësaj Akademie u hap me kumtesat kushtua Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, përgatitur nga studiuesi lezhjanë prof . Paulin Zefi nga Shqipëria dhe studiuesi mr. Murat Ajvazi, që jeton e vepron në Zvicër. Më pastaj, një elaborim kronologjik të ngjarjeve të Kosovës, që nga muaji tetori vitit 1968 e deri të shpallja e Pavarësisë së Kosovës , e paraqiti disidenti, gazetari e veprimtari i mirënjohur i çështjes kombëtare, Mrtin Çuni. Programi, edhe pse ishte mjaft i ngjeshur në këtë akademi, me disa pika muzikore i përcjell me zëri magjik i këngëtarit të mirënjohur, z. Driton Gashi, shoqëruar me kitarë. Pjesa e dytë e kësaj akademie u përcjell me orën letrare, ku me punimet e tyre u defiluan rreth tridhjetë krijues letrare nga diaspora shqiptare. Juria në përbërje: Avni Alija, Mentor Thaqi dhe Muharrem Blakaj, vlerësuan poezitë e lexuara me shifra. Gjatë periudhës kur Juria vazhdoi me punën rreth vlerësimeve të poezive, të pranishmit patën rastin të njihen me botimet dhe prezantimet e titujve të rijnë, nga krijuesit në mërgim, si: Antologjia "Moti i madh", me autorë Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi, botoi Lidhjes të Krijueseve Shqiptarë në mërgatë, "Shkalla e diellit" nga Fran Tanushi, "Mon Kosova" nga Musa Jupolli, "Paraardhësit" nga Muharrem Blakaj, "Trungu" nga Mentor Thaqi, Albumi Poetik i Martin Camaj nga Mynihu! Pas një pune mjaft të vështirë, më në fund Juria vlerësoi poezitë me tituj: "Pena e artë - Martin Camaj" - punim dore prej arit, dhuratë nga Sokol Ahmetaj nga Parisi, shpërblimi vjetor ju dha poetit Musa Jupollit mërgimtarë nga Franca; "Shpërblimi vjetor i Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë iu nda poetit t të mirënjohur Neki Lulaj "Kongresi i Manastirit" krijuesit Sead Ramadani, "Nëntori Historik" poetit Fran Tanushit; "Pavarësi e Kosovës" disidentit e krijuesit të mirënjohur Martin ÇuniI, "Shpërblimi i Publikut" krijueses nga Tirana Arianita Hoxha dhe "Shpërblimi i Jurisë" iu dha z. Gani Byty?it nga Zvicra.
Në Akademi u mbajte ora letrare dhe të pranishmit njohën me titujt e botimeve të reja nga krijuesit në mërgim
Në fund, me vendim unanim të Lidhje të Krijuesve Shqiptarkë në Mërgatë, kryesia shpalli anëtar nderi Ilir Mulaku! Ndërkaq me dekorata u nderuan Anduena Stephan, Sokol Ahmetaj dhe prof. Paulin Zefi, ndërkaq me mirënjohje u nderuan pjesëmarrësit: Arianita Hoxha, Musa Mulolli, Drita Nikoliqi-Binaj, Halil Rrustemaj-gazetar, Driton Gashi-artist, Murat Ajvazi-studjues, Shefqet Podvorica, Selajdin Gashi, Avni Bellaina, Nazmi Rudari Milazim Kajtazi dhe Nazmi Rudari. Sipas analizave dhe vlerësimeve të përgjithshme, erdhëm në përfundim se edhe ky eveniment i rëndësisë së veçantë realizoi me përpikëri synimet e parashtruara vetes.