Kryesia e Nën Degës e LDK-së për Rheinland-Pfalz ka mbajtur mbledhjen e radhës

Gjermania

Kryesia e Nën Degës e LDK-së për Rheinland-Pfalz ka mbajtur mbledhjen e radhës

Nga: Xhevat Berisha Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:53
LDKLDK

Në mbledhjën e kryseies të cilën e drejtoi kryetari i Nën Degës Fazli Hajdaraj, për rend të ditës kishim për shqyrtim disa pika:
Në pikën e parë për shqyrtim kishim organizimin e Akademies përkujtimore për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova. Gjatë shqyrtimit të kësaj pike u muarr vendim që Nën Dega e LDK-së për Rheinland-Pfalz, ta organizi Akademinë dhe ta mbajë në pjesën e dytë të janarit 2019.

Të gjithë antarët e kryesies njëzërit u pajtuan dhe u ngarkuan me detyra të ndara në mnyër që Akademia ta ket efektin e vet nderues për Presidentin të cilit zemra i pushoi së rrahuri me 21.01.2006.

Për vendin dhe datën e mbajtjës së Akademies, do të njoftohët LDK-së në Prishtinë, Dega në Gjermani, Degët në Diasporë, shoqata të ndryshme dhe opinioni i bashkatdhetarve në Diasporë.

Në pikat e radhës të cilat u diskutuan ishte edhe cështja e mësimit plotsues në gjuhën shqipe, i cili pas një nderprerje dy vjeqare, dhe pas një angazhimi të serioz të disa antarëve të kësaj kryesie, mësimi ka rifilluar mbarë me mësuesën Bastrije Krasniqi, e cila përkundër vështersive është deklaruar se këtë mision do ta ushtroi me një përkushtim të veqant.

Njëherit nga kryesia e Nën Degës u vendos që shkolla shqipe të përkrahët në forma të ndryshme që vajtja e mësimit plotsues ti tejkaloj të gjitha barierat e mundëshme, në mnyrë që gjeneratat e ardhëshme ta flsin gjuhën, dhe ta shkruajnë historinë në gjuhën e ëmbël shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat