Nxënësit e fshatit Shurdhan do të jenë të parët që do të marrin shujta ditore

Gjilani

Nxënësit e fshatit Shurdhan do të jenë të parët që do të marrin shujta ditore

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:12
Lutfi Haziri

Në kuadër të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan.

Ai ka konfirmuar se nxënësit e Verbicës së Zhegocit dhe të fshatit Shurdhan do të jenë të parët, ku do të nisë projekti për shujtat ditore. 

“Nxënësit e fshatit Shurdhan dhe ata të Verbicës së Zhegocit nga gjysmëvjetori i ardhshëm do të kenë edhe shujtat ditore. Kjo shkollë moderne është shembull i mirë se si duhet që krahas mësimit të ketë edhe kujdes për ambientin shkollor”, ka thënë ai. 

Haziri gjithashtu ka potencuar se kjo anë pas hapjes së pikës kufitare Kosovë-Maqedoni, do të jetë krejt ndryshe, pasi qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave e bën më të frekuentuar këtë rrugë që e lidh Gjilanin me Kumanovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat