Gjilani organizon koncert festiv për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Gjilani

Gjilani organizon koncert festiv për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Gjilani organizon koncert festiv për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot janë tubuar në një vend, në koncertin festiv, fëmijët e të gjitha komuniteteve dhe të gjitha kategorive, ku bashkërisht kanë festuar nën performancën e Qendrës Kulturoe dhe Artistike “Mollëkuqet”.

Ishte kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ai që ka bërë hapjen e këtij koncerti festiv të fëmijëve, duke uruar dhe përshëndetur të gjithë fëmijët në gjuhët e tyre për shëndet, harmoni të plotë dhe gëzime gjatë të ardhmes.

“Fëmijët janë shembulli më i mirë i shoqërisë sonë. Sot nën performimin e fëmijëve të QKA “Mollëkuqet” të gjithë bashkërisht po festojmë me këngë e valle për festat e fundvitit. Gjilani është shembull i tolerancës, i punës, i zhvillimit dhe i festës së përbashkët mes komuniteteve, shqiptarë, serb, rom e turq. Të festojmë së bashku për të ardhmen më të mirë të të gjithëve”, ka thënë kryetari Haziri.

“Babadimri sot është një simbolikë e përbashkët për barabarësinë e të gjitha etnive dhe aftësive. Sot dhuratat e përbashkëta të fundvitit do të marrin edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, sepse të gjithë janë të barabartë në trajtimin që e bëjmë”, ka theksuar Lutfi Haziri.

Ndryshe, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve, prindër, përfaqësues të institucioneve dhe ata të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat