Komuna e Gjilanit dhe Hidromorava ndajnë pako ushqimore për 55 familje skamnore

Gjilani

Komuna e Gjilanit dhe Hidromorava ndajnë pako ushqimore për 55 familje skamnore

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:58
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava”, kanë bërë sot shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, për të qenë edhe ata pjesë e festave të ndërrimit të motive.

Haziri ka thënë se familjet që banojnë në këto objekte të banimit social, do të trajtohen edhe në të ardhmen në forma të ndryshme, që sofra e tyre dhe mirëqenia të jetë më e mirë.

“Sot, së bashku me ne është edhe KRU “Hidromorava”, për të qenë sa më afër me këto familje në ditë festash. Komuna vazhdimisht sjellë këtu pako ushqimore për këto familje dhe shumë të tjera gjithandej në qytet dhe fshatra, mirëpo këto janë pako për festën e ndërrimit të motmoteve. Sofra e këtyre familjeve është e mbushur, ne po përkujdesemi për banimin e tyre, si gjithmonë do të ndajmë edhe bursa për shkollim dhe do të jemi bashkë në të gjitha rastet”, ka thënë në fjalën e tij Haziri.

E nga ana e tij, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se në emër të kompanisë po bëjnë sot shpërndarjen e pakove ushqimore dhe njëkohësisht siç ka thënë ai kanë bërë edhe shpërndarje të dhuratave për fëmijët të cilët janë në me kushte të vështira dhe me zhvillim të kufizuar të aftësive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat