Prokuroria Themelore në Gjilan njofton për punën gjatë 2018-së

Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton për punën gjatë 2018-së

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:07
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se gjatë vitit 2018, ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore.

Në njoftimin për media thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri departamentet e saj, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe Departamenti për të Mitur dhe me gjithsej 17 prokurorë, përfshirë edhe Kryeprokurorin e saj, gjatë vitit 2018, ka pranuar 2,592 kallëzime penale, të natyrave të ndryshme, me gjithsej 3,255 persona, me ç’rast në vitin 2019 janë bartur vetëm 44 lëndë, me gjithsej 65 persona.

“Prioritet i rëndësishëm i veprimtarisë së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka qenë dhe mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e në veçanti korrupsionit në nivele të larta dhe në sistemin e drejtësisë, me ç’rast gjatë vitit 2018, ka trajtuar lëndë duke hetuar persona zyrtar qendror dhe lokal, gjyqtarë, prokurorë, kryetar të komunave, inspektor tatimor, zyrtar policor, shëndetësor, doganor dhe arsimor. Në këtë drejtim, prokuroria, ndaj tyre ka ndjekur një politikë të ashpër penale dhe kjo pasqyrohet me kërkesat për masat e sigurimit dhe llojin e masës së dënimit, të kërkuar nga prokurorët e shtetit”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij viti, pavarësisht trajtimit me prioritet, numri i këtyre veprave penale mbetet i lartë.

Gjithashtu, prokuroria ka qenë e përkushtuar edhe në kryerjen e kallëzimeve penale, përmes procedurave alternative siç janë: marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimet, pezullimet dhe propozimet për dhënien e urdhrave ndëshkimorë.

“Rezultate evidente, kjo prokurori ka pasur edhe sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurive (sendeve) me të cilat është kryer vepra penale dhe pasurisë e cila është fituar me kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat