Donacionet për SHFMU "Abdullah Tahiri" në fshatin Malishevë, nuk kanë të ndalur !

Gjilani

Donacionet për SHFMU "Abdullah Tahiri" në fshatin Malishevë, nuk kanë të ndalur !

Nga: Fitim Redenica Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:14
Donacionet për SHFMU "Abdullah Tahiri" në fshatin Malishevë, nuk kanë të ndalur !

Sot, më datë 05.01.2019, në SHFMU "Abdullah Tahiri" në fshatin Malishevë, arriti një donacion vullnetar, paisje me gjashtë tepih për fatosat e parashkollorëve, vlera e të cilave është prej 600 Eurove .

Donacioni erdhi nga bashkatdhetari ynë vullnetmirë dhe njëkohësish pronar i Restaurant "ELMA" z. Xheladin Zeneli, i cili gjithmonë në mënyrë vullnetare përkujdeset për krijimin e kushteve të favorshme për shkollën tonë, e në përgjithësi me punë dhe përkushtim për fshatit Malishevë.

Z. Xheladin Zeneli, ka ndihmuar në vazhdimësi shkollën tonë, duke u përkujdesur për krijimin e kushteve sa më të favorshme, për të pasur nxënësit dhe mësimdhënësit tanë kushte dhe ambient sa më cilësor.

Drejtori i SHFMU "Abdullah Tahiri" z. Rashit Sahiti, ka falemnderuar përzemërsisht bashkatdhetarin tonë z. Xheladin Zeneli, duke u përkujdesur fuqimisht për shkollën tonë dhe për tërë fshatin Malishevë.  Si drejtor i SHFMU "Abdullah Tahiri", po ashtu edhe në emër të Kryesisë së Këshillit të fshatit Malishevë deklaroj se gëzohem për faktin se paisja e të gjitha klasëve të parashkollorëve me këto tepih e ndihmojnë dhe e lehtësojnë punën me fatosat dhe njëkohësisht fëmijët tani e tutje do ta kenë një ambient më të nxehtë dhe më qëndrueshëm. Kjo shkollë për neve është e veçantë në fshatin tonë dhe trajtimi ynë ndaj saj, përherë ka qenë i tillë nga të gjithë qytetarët tanë. Këtë e them për arsye se nga viti në vit, kushtet dhe infrastruktura e brendshme në këtë shkollë po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve dhe donacioneve siç është edhe ky i sotmi. Ai ka deklaruar se z. Xheladin Zeneli është shembull i një qytetari të ndershëm, një aktivist vullnetar i cili punon fuqimisht dhe parreshtur në interesa të përgjithshme të fshatit. Të gjithë qytetarët duhet të jem shembull i një qytetarie aktive, ashtu siq është Xheladini.

Ndërkaq, aktivisti tjetër z. Agron Tahiri, ka falendëruar bashkatdhetarin e kësaj iniciative, të cilën e vlerësoi shumë të rëndësishme dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga të gjithë qytetarët tjerë. Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të jenë model i rëndësishëm i punës vullnetare për fshatin Malishevë, në mënyrë të tillë që të krijojmë kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Nga ana tjetër, donatori z. Xheladin Zeneli, ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle z. Rashit Sahiti, për punën dhe angazhimin maksimal që e bënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kësaj shkolle, po ashtu edhe angazhimin maksimal që po jep si Kryetar i Këshillit të Fshatit Malishevë. Ai ka deklaruar që do të vazhdojë të punojë fuqimisht në angazhimin e një qytetarie aktive në bazë të mundësive dhe hapësirës për të gjithë fshatin Malishevë, duke proceduar më tutje në dhënien e donacioneve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat