Në Gjilan nisi manifestimi “Flaka e Janarit 2019”

Gjilani

Në Gjilan nisi manifestimi “Flaka e Janarit 2019”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:40
Homazhet

Me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili është i 28-ti me radhë dhe organizohet për një muaj rresht nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.

Kreu i Gjilanit, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të gjithë dëshmorët perms vlerave kulturore.

“Po bëhen 28 vite që ne përkujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë e martirët e Gjilanit në nivel kombëtar. Gjatë tërë muajit do të ketë aktivitete kulturore në kuadër të katër shtyllave në frymë garuese. Presim me padurim për të parë kualitetin e aktiviteteve sepse nderimi dhe respekti shkon gjithmonë për dëshmorët e kombit. Lavdi dhe të ecim gjurmëve që na lanë amanet dëshmorët”, ka thënë Haziri, njofton kumtesa për media.

Image

 

I pari i Gjilanit, i cili shoqërohej nga nëkryetari Arbër Ismajli, drejtoresha rajonale e Policisë së Kosovës, Elmina Mahmuti dhe komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi, ka vizituar edhe Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK, ku janë pritur nga komandanti Berat Shala.

Gjatë ditës, kryetari Haziri ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke ngritur në piedestal veprën heroike të bijëve të tyre, sikurse që ka vlerësuar lartë kontributin e këtyre familjeve për çështjen kombëtare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e familjes Berisha dhe Mala kanë falënderuar kryetarin Haziri, për, siç thanë, kujdesin e jashtëzakonshëm që ka treguar nga tyre dhe të gjitha familjeve të tjera të dëshmorëve në Gjilan.

Sot në ora 17:00 bëhet ndezja e Flakadanit para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, i cili simbolizon sakrificën e tyre për lirinë e shqiptarëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat