Prokuroria në Gjilan ka zgjidhur 708 raste përmes procedurave alternative

Gjilani

Prokuroria në Gjilan ka zgjidhur 708 raste përmes procedurave alternative

Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:47
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, në kuadër të procedurave alternative gjatë vitit 2018 ka zgjidhur 708 raste përmes procedurës së ndërmjetësimit, duke ngritur efikasitetin e vendosjes me shpejtësi të rasteve të tilla.

Përmes zbatimit të këtyre procedurave alternative, siç janë marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimi dhe pezullimi, janë zgjidhur gjithsej 708 raste, pra 28% e lëndëve janë kryer përmes këtyre procedurave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë këtij viti, synon që deri në 50% të lëndëve të zgjidhen përmes këtyre procedurave alternative, me qëllim të vënies së drejtësisë për një kohë sa më të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat