Ngrihet aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim të pasurisë

Gjilani

Ngrihet aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim të pasurisë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:36
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D., SH.I., A.M., F.R., dhe V.H., të cilët gjenden nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 19 dhjetor 2018.

Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2018, në kafenenë ‘’Maroa’’, në Gjilan, të pandehurit F.D., SH.I. dhe A.M., nën ndikimin e alkoolit, i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurve tjerë F.R. dhe V.H., duke i gjuajtur me shishe dhe rrahur  me grushte dhe shqelma, si pasojë e të cilave iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, edhe të pandehurit F.R. dhe V.H., i godasin të pandehurit e lartshënuar me shishe, grushte dhe shqelma, duke iu shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërsa, të pandehurit F.D., SH.I., A.M., dhe F.R., akuzohen edhe për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, për shkak që të njëjtit pasi janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, fillojnë përsëri të rrahën brenda sportelit, ku edhe dëmtojnë orenditë dhe vulat e spitalit.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat