Shkolla që mbjellë 11 fidane si simbolikë e 11 vjetorit të Pavarësisë

Gjilani

Shkolla që mbjellë 11 fidane si simbolikë e 11 vjetorit të Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Lutfi Haziri duke mbjellë fidanët

Nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan kanë mbjellë 11 fidane, si simbolikë e shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Së bashku me nxënësit e kësaj shkolle fidane ka mbjellë edhe kreu i komunës, Lutfi Haziri, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Sipas njoftimit të komunës, kryetari ka përgëzuar këtë shkollë për iniciativën simbolike të shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat