Koordinatori Hoti vizitoi shkollat në Gjilan

Gjilani

Koordinatori Hoti vizitoi shkollat në Gjilan

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Pamje nga takimi

Në vazhdën e vizitave nëpër shkolla, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, vizitoi disa shkolla në komunën e Gjilanit për të parë nga afër implementimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti, vizitoi Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ku takoi drejtorin e kësaj shkolle dhe mësimdhënësit me të cilët diskutuan për ecurinë e programit.

“Ne kemi filluar implementimin e Programit Nacional për Rininë me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që në shkollën tuaj ka filluar mbarë kjo garë”, tha koordinatori Hoti.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Nazim Gacia, i cili e falënderoi Koordinatorin Hoti dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për implementimin e programit.

Përpos gjimanzit, Koordinatori Hoti vizitoi edhe shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, ku edhe aty takoi drejtorin dhe mësimdhënësit e shkollës, me të cilët biseduan për realizimin e programit.

Implementimi i Programit Nacional për Rininë ka filluar më datë 19 shkurt të këtij viti me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat