Rrahje në PDK, Kadri Veseli “ua shtrëngon veshët” dy kandidatëve

Gjilani

Rrahje në PDK, Kadri Veseli “ua shtrëngon veshët” dy kandidatëve

Nga: Bota sot Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Kadri Veseli u ka telefonuar dy kandidatët për të parin e PDK-së në Gjilan

Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli, pas marrjes së informatës për incidentin e përfshirë përmes përqarjes në dy grupacione te PDK-së në Gjilan, u ka telefonuar dy kandidatët për të parin e PDK-së në Gjilan. Ai u shpreh i revoltuar me situatën në degën e PDK-së në Gjilan, duke i'a ofruar edhe shqyrtimin e mundësisë që t'ia sjell Uran Ismajlin për të parin e kësaj partie në Gjilan.

Sipas informatave brenda degës së PDK-së në Gjilan, kryetari Kadri Veseli, është duke e shqyrtuar fuqimisht mundësinë që Uran Ismajli t'a udhëheqë degën e PDK-së në Gjilan. Kjo po bëhet për shkak të aktakuzave të shumta të Qemajl Mustafës nëpër gjykata, gjithashtu në anën tjetër edhe për shkak që kundërkandidati tjetër Flurim Arifi, nuk shpreh favorizimin e përkrahësve të PDK-së në Gjilan, po ashtu edhe të qytetarëve, pasi që nuk është fytyrë publike. Por, si arsye kryesore e shfaq indinjimin e thellë në degën e PDK-së në Gjilan, për rrahjen në mes dy anëtarëve të kryesisë. Po ashtu, kryetari Veseli ka kërkuar nga dy kandidatët që të dalin me daklaratë demantimi për rrahjen që ka ndodhur, për mos t'ia prishur imazhin e partisë.

Kryetari Veseli, u kërkuar kundërkandidatëve maturi dhe të mos e lejojnë shkatërrimin total të degës së Gjilanit, pasi sipas tij është në interes parësor të PDK-së në Qendër, që Gjilanit t'i kthehet një PDK e fuqishme, me një lider shpresdhënës për qytetarët e Gjilanit, por edhe të PDK-së në përgjithësi. Ai u ka treguar të dy kundër kandidatëve, që është afër marrvjeshjes me Uran Ismajlin që ta udhëheqë degën e PDK-së në Gjilan, me qëllimin e vetëm që t'a gjejnë një kompromis të sigurt për të mos u pëqarë si degë, po ashtu edhe që Uran Ismajli, të jetë faktor kyq në kthimin e një elektorati të fuqishëm në degën e PDK-së në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat