Haradinaj sot në Gjilan

Gjilani

Haradinaj sot në Gjilan

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të vizitojë komunën e Gjilanit, ku përvec takimit me me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri, do të vizitojë edhe disa kompani e fabrika.

Haradinaj në mesditë, konkretisht në ora 12:00, do të takohet me  kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe pastaj do ta vizitojë kompanisë "Frutomania", në Kravaricë.

Më pas vizitën e tij, Haradinaj e vazhdon në Livoç, ku do ta vizitojë fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve "Konsoni".

Kurse, në Velekincë, do t vizitojë fabrikën e pijeve dhe vajit "Floil", dhe fabrikën e përpunimit të mishit "Kalabria".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat