Një muaj paraburgim për tentim vrasjen në Gjilan

Gjilani

Një muaj paraburgim për tentim vrasjen në Gjilan

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:47
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit B. M.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin S. A., të njëjtin ka tentuar të privoj nga jeta, duke gjuajtur me armë të zjarrit, me këtë rast i shkakton plagë në trup.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat