Policia jep detaje nëse ligjërisht lejohet qarkullimi i kamionëve në brendësi të Gjilanit

Gjilani

Policia jep detaje nëse ligjërisht lejohet qarkullimi i kamionëve në brendësi të Gjilanit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari, policia dhe Prokuroria e Gjilanit janë deklaruar për herë të dytë rreth aksidentit të tmerrshëm që ndodhi gjatë ditës së sotme në këtë komunë.

Ismet Hashani, nga Policia e Kosovës, ka dhënë detaje se kamioni i “Ujit Peja” nuk është dashur të futet në brendësi të qytetit.

Sipas tij, shenjat e trafikut, të vendosura në hyrje të qytetit, tregojnë qartë se tipi i këtyre automjeteve ndalohet të futen.

“Që nga atëherë dhe deri më tani policia është në terren. Jemi duke ndërmarrë gjitha masat e këtij aksidenti të rëndë. E vërteta është se ekziston shenjat e kamionëve të mdhaj transportues. Nuk e dimë arsyen pse është futur ky kamion në qendër të Gjilanit. Pas ekzaminimeve, do të dihet saktë se pse është futur ky mjet i madh transportues”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Ndërsa, kryetari Lutfi Haziri tha se humbja e jetës së biznesmenit të njohur nga Gjilani ka tronditur gjithë qytetin.

“Gjendja në Gjilan po shkon drejt sanimit pas këtij akti horror. Një qytetar ka humbur jetën, 2 në QKUK gjendje të rendë, 12 tjerë në Spital. Fatkeqësia dhe problemi më i madh mbetet humbja e jetën se Qerim Çoqajt”, është shprehur ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat