Mustafa ngushëllon familjarët me rastin e aksidentit në Gjilan

Gjilani

Mustafa ngushëllon familjarët me rastin e aksidentit në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan ka dërguar një telegram ngushëllimi.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”., thuhet në telegramin e Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat