Ky është shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Gjilani

Ky është shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:47
Mustafë Avdijaj

Aksidenti i sotëm në qendër të Gjilanit tmerroi vendin pasi shkaktoi dëme të mëdha në njerëz, si dhe dëme materiale. Përderisa një person ka mbetur i vdekur e 27 të tjerë kanë pësuar lëndime, njëi prej tyre po lufton me jetën në QKUK.

Mustafë Avdijaj është shoferi i kompanisë ‘Uji i Pejës’ që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan. Madje në një fotografi, ky person shihet me lot në sy pas aktit të tmerrshëm për të cilin organet kompetente po i zhvillojnë hetimet.

Sokol Avdijaj, babai i shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka folur rreth kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në pasditen e sotme atje. Avdijaj thotë se e kanë përjetuar shumë rëndë si familje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku ka deklaruar se sipas dyshimeve të para të aksidentit në Gjilan ku mbeti 1 person i vdekur dhe 16 të lënduar, ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të kamionit.

Por një reagim të vonë ka shprehur edhe kompania në fjalë, Sipas tyre, kamioni ka qenë në gjendje të mirë teknike.

Po ashtu kryeprokurori ka thënë se është intervistuar shoferi i kamionit së bashku me një pasagjer. Sipas deklarimeve të tyre, kamioni ka pasur probleme teknike dhe rreth 1 kilometër është vozitur pa frena.

“Në hyrje të Gjilanit rreth 1 kilometër thotë [shoferi v.j] se ka filluar mos me pas frenim dhe po ashtu ka thënë se kemi provuar me bë gjithçka për me e evidentu një gjë të tillë, por ka qenë e pamundur për shkak të një ngarkese të tillë. Këto janë informatat e para, për informata të tjera duhet të priten hetimet e mëtutjeshme. Nuk e kemi matjen e saktë, por përafërsisht rreth një kilometër ka vozitur me frena jo funksionale”, ka deklaruar Maloku.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sonte duke folur për aksidentin e rëndë në komunën e tij , ka thënë se pasojat janë të mëdha. Si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.

Haziri ka përmendur edhe dyshimet për sulm terrorist, duke thënë se nuk duhet të ngutemi me konstatime të tilla.

27 persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti.

Mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka folur para pak minutash për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe po operohet.

“Janë sjellë me lëndime te ndryshme, ka pas lëndime të shumta në organizëm. Raasti më i rëndë është tek njëri me  traumë të kokës’’, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se “Për momentin nuk kemi kërkesa të reja, nëse do të kenë nevojë për QKUK besojj që do të na thërrasin.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat