Ja çka shkruajnë mediat zvicerane për varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan

Gjilani

Ja çka shkruajnë mediat zvicerane për varrimin e 7-vjeçarit në Gjilan

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:48
Pamje nga varrimi

(E plotësuar) - Jo vetëm familjarët e ngushtë të 7-vjeçarit me inicialet I.M. që u vra të enjten në Zvicër, morën pjesë në varrimin e I.M, raporton sot gazeta zvicerane Blick.ch.

Siç shkruan Blick.ch, ka pasur vetëm trishtim dhe konfuzion në varrimin e 7-vjeçarit I.M..

Përveç të afërmve të familjes së fëmijës së ndjerë, edhe qindra qytetarë të tjerë nga Gjilani morën pjesë në varrim.

“Nuk ka rëndësi nëse ne e njihnim të ndjerin. Unë marrë pjesë në të [në varrim, v.j] nga respekti për familjen”, thotë një që mori pjesë në varrim.

Image

I.M. u vra në mënyrë brutale nga një 75-vjeçare në Zvicër.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit në Bern dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme në lidhje me rastin tragjik të vrasjes së 7-vjeçarit në Bazel nga shtetasja zvicerane.

***

I është dhënë lamtumira e fundit shtatëvjeçarit nga Lipjani, i cili u vra ditë më parë nga një grua 75 vjeçare në Zvicër.

Ilias Mahmuti, ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja e moshuar, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore.

Shtatëvjeçari i cili jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, u varros në varrezat e Gjilanit, në qytetin e nënës së tij.

Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin tragjik.

Image
Image
Image
Image

 

Image

Varrimi i 7-vjeçarit të vrarë në Zvicër

Tani po mbahet varrimi i 7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel.

7-vjeçari i vrarë në Zvicër varroset sot në Gjilan

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel, do të varroset sot.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet me drekë në Komunën e Gjilanit.

“Te nderuar miq dhe dashamir. Ju njoftoj se nesër bëhet varrimi i nipit tim Iliasit, rasti në Basel të Zvicrës. Varrimi bëhet në Gjilan, me drekë, e shtunë 23.03.2019”.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë dje në mesditë nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat