Mjekët e papunë nisin protestat në Kosovë

Gjilani

Mjekët e papunë nisin protestat në Kosovë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një grup i mjekëve të rinj të cilët janë të papunë kanë protestuar para objektit të komunës së Gjilanit duke kërkuar që të sistemohen në sistemin shëndetësor.

Ata kanë deklaruar se punësimi në sisteminshëndetësor në komunën e Gjilanit është bërë i pamundur ngase pushteti komunal është interesuar për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve të tyre.

Ata kanë deklaruar se si mjek të përgjithshëm kërkojnë zgjidhje dhe se kanë kërkuar nga komuna që të bëjë sistemimin e tyre në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Ata kanë deklaruar se nuk po krijohen kushtet për punësim për kuadrat e reja dhe se ata po presin nga komuna që të ofrojë një zgjidhje për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat