Ismajli takon mjekët e papunë të Gjilanit - Bota Sot
Ismajli takon mjekët e papunë të Gjilanit

Gjilani

Ismajli takon mjekët e papunë të Gjilanit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:27
Protesta

Nënkryetari i Komunës, pas takimit me përfaqësuesit e mjekëve protestues, ka sqaruar se punësimi i tyre është kryesisht një problem i përgjithshëm në nivel vendi me profesionist të fushave të ndryshme, e posaçërisht edhe me të diplomuarit në mjekësi.

Ismajli ka thënë se punësimi si një kërkesë e mjekëve të rinjë të diplomuar në fushën e mjekësisë është një problem që nga niveli lokal nuk mund të zgjidhet për shkak të buxhetit, por, edhe kufijve që janë të përcaktuar nga Qeveria për të punësuarit në nivelin e shëndetësisë primare.

Gjithashtu, edhe sa i përket specializimeve, Ismajli pohoi se përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë, sepse kjo nuk është kompetencë e nivelit lokal të asnjë komune.

“Të gjitha kërkesat e listuara nga afro 40 mjekë, do të shqyrtohen dhe në bazë të kapaciteteve, kompetencave dhe mundësive që ka Komuna e Gjilanit, do të punoj për të ofruar zgjidhje, mirëpo në momentin që kërkesat janë ndesh me përgjegjësinë në nivel lokal dhe përcatimeve ligjore, ato duhet të drejtohen në instancat e nivelit qendror, në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat