Aksidenti në Gjilan, shoferit dhe pronarit të kompanisë i ndryshohet masa e arrestit

Gjilani

Aksidenti në Gjilan, shoferit dhe pronarit të kompanisë i ndryshohet masa e arrestit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:30
Aksidenti tragjik

Gjykata ka ndryshuar masën e arrestit për  shoferin dhe pronarin e kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan.

Shoferit M.F dhe pronarit të kompanisë “Uji i Pejës” V.T i është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në burg shtëpiak.

Zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra ka bërë të ditur se është vendosur ata të qëndroj në burg shtëpiak deri në datën 3 maj.

“Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit ka qenë që të ndryshohet masa të pandehurve M. A. dhe V. T. nga masa e paraburgimit ne masën e arrestit shtëpiak. Të pandehurit do të qëndrojnë në masën e arrestit shtëpiak deri me datë 03.05.2019”, ka thënë Shkodra.

Ndryshe, nga ky aksident një person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u lënduan.

Javën e kaluar, në sallën e Kuvendit Komunal, Refki Çoçaj, në prezencën e kryetarit Lutfi Haziri, ndërmjetësuesit Fetah Bekolli e kryetarit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, zgjati dorën e pajtimit dhe të faljes familjes së Sokol Avdiaj nga Peja, duke thënë se “Për nder të madhit Zot, të shpirtit të babës, të edukatës që ai na ka dhënë neve, ju qoftë falë gjaku i babës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat