Në Gjilan po qarkullojnë 500 euro të falsifikuara

Gjilani

Në Gjilan po qarkullojnë 500 euro të falsifikuara

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një vajzë nga Gjilani ka raportuar se ka pranuar 500 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesja ka pranuar paratë nga një i dyshuar i panjohur.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se nga një i dyshuar i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur më 06.04.2019 dhe po vazhdon të hetohet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat