Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan

Gjilani

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:05
Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ndaluar 12 persona për vepra të ndryshme penale vetëm gjatë javës që sapo e lamë pas.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar ka ndaluar 12 persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale.

Siç bëhet e ditur në njoftim, nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndaluar tre persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tetë persona të dyshuar.

Prokurorët kujdestar, brenda afateve ligjore, ndaj të dyshuarve, kanë paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, për këto vepra penale: “Kanosje”, “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Rrezikim i trafikut publik”, “Vjedhje e rëndë”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë” dhe “Mashtrim”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat