Komuna e Gjilanit nis grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve

Gjilani

Komuna e Gjilanit nis grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:46
Komuna e Gjilanit nis grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve

Pas apeleve të shumta të Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë së Financave ndaj borxhlinjve për shlyerjen e obligimeve për disa muaj me radhë, nga e mërkura do të fillohet me grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

Lajmi u bë i ditur sot nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve, ku është diskutuar edhe për përgatitjet për fillimin e mësimit pas pushimit një javë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për aksionet e Drejtorisë së Inspeksionit për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët, sikurse nuk do të ketë tolerancë as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë objekte pa leje ndërtimit.

Po ashtu, në takimin e bordit është diskutuar edhe për ruajtjen dhe kujdesin ndaj pyjeve, pasi ditëve të fundit ka pasur ndezje të zjarreve, kryesisht në malet e Karadakut.    

Përveç tjerash, kryetari i Gjilanit ka konfirmuar se tashmë do të fillohet me ndërtimin e 20 shtëpive për njerëzit pa kulm mbi kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat