Haziri: Po punojmë shumë që stadiumi i qytetit të përfundoj në vitin e ardhshëm

Gjilani

Haziri: Po punojmë shumë që stadiumi i qytetit të përfundoj në vitin e ardhshëm

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:16
Foto nga takimi

Haziri tha se po angazhohen si Komunës për ta rritur buxhetin, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të përfundojë projekti i stadiumit, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

“Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare, e që është përcaktim i Federatës së Futbollit të Kosovës. Plani dinamik është duke vazhduar sipas pagesave të MKRS. Po punojmë shumë për ta rritur buxhetin për këtë vit, në mënyrë që ta shkujtojmë kohën e ndërtimit dhe besoj që prej qershorit do të ketë dinamikë më të madhe. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të përfundojë ky projekt kapital”, tha Haziri.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë në shërbim të dy klubeve të mëdha, Dritës, Gjilanit dhe klubit të femrave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat