Gjykata e Gjilanit:Prioritet u kemi dhënë lëndëve të vjetra dhe atyre të korrupsionit

Gjilani

Gjykata e Gjilanit:Prioritet u kemi dhënë lëndëve të vjetra dhe atyre të korrupsionit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:25
Pamje nga konferenca

Gjykata Themelore e Gjilanit, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, ka arritur të zgjidh numër më të madh të lëndëve, në krahasim me numrin e lëndëve të pranuara.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë të mbajtur ditën e martë, nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, i cili ka shtuar se kjo Gjykatë ka trashëguar 17 mijë e 356 lëndë, ndërkohë ka pranuar 3 mijë e 111 lëndë, gjithsej në punë 20 mijë e 467 lëndë.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është arritur të zgjidhen 3.611 lëndë, ndërsa kanë mbetur edhe 16.856 lëndë në punë, shprehur në përqindje efikasiteti është 116 %.

Për më tepër ai ka shtuar se një prioritet iu është dhënë lëndëve të vjetra.

“Gjykata jonë është angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, në mënyrë që palët mos të presin me vite të tëra, gjithashtu dhe lëndëve të natyrës së korrupsionit”, ka thënë Azizi.

I pari i gjykatës ka përmendur që shumë shpejt do të bëhet lansimi i webfaqes së Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila webfaqe do të jetë shumë më e qasshme në të dhënat dhe do të mbajë më shumë informata për Gjykatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat