Aktakuzë për mbajtje të kundërligjshme të fëmijës

Gjilani

Aktakuzë për mbajtje të kundërligjshme të fëmijës

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:18
Gjilan

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.F. dhe R.A., për shkak të veprave penale ‘’Trafikimi me njerëz’’ dhe ‘’Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmijës së porsalindur të të dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan t’ia japë fëmijën të pandehurës R.A.

Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmijën e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmijës nga institucioni përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat