Kjo është e moshuara që vdiq nga aksident tragjik që ndodhi me 7 mars në Gjilan

Gjilani

Kjo është e moshuara që vdiq nga aksident tragjik që ndodhi me 7 mars në Gjilan

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:24
Fatime Islami

55 dite pas aksidentit të tmerrshëm në Gjilan, ndërron jetë edhe personi i dytë.

Fatime Islami e moshës 84 vjeçare nuk arriti ti mbijetoj plagëve të marra nga aksidenti i 7 marsit.

Ajo ishte e hospitalizuar tani e 55 ditë, por në fund u dorëzua dhe ndërroi jetë, për tu bërë kështu viktima e dytë nga aksidenti i tmerrshëm që terrorizoi Gjilanin muajin e shkuar.

Rikujtojmë që edhe Qerim Qoqaj 63 vjeç kishte ndërruar jetë në atë aksident, teksa dhjetëra të tjerë mbeten të lënduar.

Aksidentin e shkaktoi kamioni pasi thuhet i kishte frenat në defekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat