Zhegra me manifestim për ditëlindjen e Agim Ramadanit

Gjilani

Zhegra me manifestim për ditëlindjen e Agim Ramadanit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:58
Nga tubimi qendror “I këndojmë Agimit”

(E plotësuar) - Zhegra e Gjilanit ka nderuar me një numër të madh qytetarësh, komandantin, Agim Ramadani në manifestimin tradicional kulturor, “Ditët e Agimit” që është mbajtur në ditën e lindjes së tij.

Nga vendlindja, vepra e tij është çmuar lart, duke u konsideruar se ai është simbol i lirisë së Kosovës. Pjesë e këtij manifestimi ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili duke folur për kontributin e Agim Ramadanit tha se ai ishte njëri ndër ushtarakët më të mirë të Kosovës dhe se suksesi i betejës së Koshares, është i lidhur ngushtë me Agim Ramadanit.

Mes tjerash, ministri Berisha foli dhe për rëndësinë e betejës se Koshares, që siç tha ai, gjithë ajo luftë heroike ka bërë që të kapitulloi Serbia.

 Berisha: Suksesi i betejës së Koshares është i madh

“Me plot përgjegjësi po iu them se njëra prej katër faktorëve që e detyruan Sllobodan Millosheviqin me nënshkru marrëveshjen e kapitullimit është dhe humbjet dhe suksesi i betejës së Kosharës. Suksesi i Agim Ramadanit, suksesi i këtyre djemve e shumë djemve tjerë që nuk janë në mesin tonë dhe kanë marr pjesë në suksesin e Koshares”, tha ai.

Me emocione të mëdha, gruaja  e Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani u shpreh se tha se çdo maj qe 20 vjet  kujtojnë Agimin.

Ramadani: Agimi vjen çdo maj këtu

“Po vazhdojmë të festojmë një jetë tjetër të Agimit. Për 20 vite me radhë nën moton e tij që thoshte do të kthehem, por do të kthehem ndryshe. Juve njerëzve të Karadakut do të vij një ditë dhe Agimi vjen në çdo maj këtu. Është bashkë me ne, është shpirti i tij është liria në të cilën është Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli dhe shumë trima të luftës tonë çlirimtare që ranë për atdheun. Andaj sot bashkë me ju i them Agimit, urime ditëlindja, ti na solle lirinë”, tha ajo.

 Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi-Emini u shpreh se Agim Ramadani është simbol i lirisë në Kosovë.

Kurteshi-Emini: Agim Ramadani është simbol i lirisë

“Agim Ramadani është simboli i lirisë simboli i paqes të cilën po e gëzojmë sot. Jo rastësisht, po të tillë e bën vepra e tij madhështore të cilën e la përmes armës, poezisë dhe penës”,  tha Ramadani.

Në mesin shumë qytetarëve pjesë e këtij manifestimi ishin dhe deputet dhe kryetar të ndryshëm komunash.

***

Manifestimi “Ditët e Agimit” vazhdon me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, në Zhegër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat