Gjilani do të publikojë emrat e uzurpatorëve të pronës publike

Gjilani

Gjilani do të publikojë emrat e uzurpatorëve të pronës publike

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të publikohet lista e emrave të uzurpatorëve të pronës publike.

Në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, kreu i Gjilanit ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për kategorinë e uzurpatorëve, të cilët për 20 vite e kanë shfrytëzuar pronën publike.

Në takim u diskutua edhe për arritjet, sfidat dhe rekomandimet për tre mujorin e punës, ndërkaq u tha se prioriteti i parë në ditët në vijim është reforma në arsim, përkatësisht në norma, ndërkaq riorganizimi i shërbimit civil u tha se është prioriteti i dytë.

Sa i përket banimit social, u theksua fakti se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i 20 shtëpive për familjet në nevojë, 11 shtëpi janë rinovuar sivjet, ndërkaq po u bëhet pagesa e qirasë për 50 familje nevojtare.

Kryetari Haziri ka njoftuar se në mbledhjen e radhës gjatë javës do të diskutohen  të gjeturat dhe vlerësimet e programit të USAID TEAM, “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat