Haziri: Marrëveshja milionëshe për impiantin dhe ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

Gjilani

Haziri: Marrëveshja milionëshe për impiantin dhe ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:59
Kështu ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve

Komuna e Gjilanit ka arritur progres në të gjitha fushat, ndërsa detyrë e bordit mbetet që brenda këtij viti të kryhen hartat zonale, e cila është baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik, që këto vitet e fundit është dominuese industria e ndërtimit, por duhet bashkërisht të punohet edhe në fushën e agro-biznesit.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve të mbajtur të hënën.

Haziri ka thënë se lajm shumë i mirë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e madh që nënkupton investimin në trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët dhe impiantin në Komunën e Gjilanit, e që janë grant nga Banka Evropiane për Zhvillim, ndërsa garantues është Qeveria e Kosovës.

Kreu i Gjilanit pohoi se lajmi tjetër i mirë për qytetarët e Gjilanit është nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 7.1 kilometra dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, që krijohen lidhje të shpejta dhe standarde komunat fqinje.

Gjithashtu, sipas Hazirit, trajtimi i pronës komunale, objekteve të komunës, lokaleve që Komuna i ka dhënë në shfrytëzim, e deri te gjelbërimi dhe pastrimi i ambientit, do të trajtohen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat