Vendoset gurthemeli i shtatores së heroit të kombit Abdullah Tahiri

Gjilani

Vendoset gurthemeli i shtatores së heroit të kombit Abdullah Tahiri

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me djalin e heroit, familjen, përfaqësuesit e institucioneve dhe pjesëmarrës të shumtë, kanë vendosur themelin për shtatoren e heroit të Kombit Abdullah Tahiri, pikërisht në afërsi të vendit ku edhe është arrestuar në udhëkryqin Gjilan-Malishevë.

“Sot u vendos gurthemeli për Abdullah Tahirin, pikërisht në vendin ku ai bartë lavdinë e tij. Në afërsi të këtij vendi ai është arrestuar e burgosur për të mos u kthyer më kurrë. Abdullahu ka qenë kryengritës, si në burg si jashtë burgut. Ai ka ra për ditën e sotme, për të mos vdekur kurrë. Neve të gjallët po e kryejmë një obligim të vogël duke e kthyer në bronz. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Haziri.  

Ndryshe, gjatë ditës kryetari Haziri ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, ndërsa sot do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies të heroit të kombit, Abdullah Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat