Më 28 nëntor përurohet projekti i lumit Mirusha

Gjilani

Më 28 nëntor përurohet projekti i lumit Mirusha

Nga: A.SH Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:43
Fatmir Matoshi dhe Lutfi Haziri

Më 28 nëntor përurohet projekti i lumit Mirusha, këtë e bëri të ditur ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Fatoshi.

Ai përmes facebook shkruan se, me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në Gjilan, në vlerë prej 250 mijë euro, për vitin 2019.

Ai tutje shkruan se, MMPH këtë vit në Gjilan së bashku me komunën investon edhe në rregullimin e parqeve dhe zonave të gjelbërta rreth Mirushës dhe investimi i tërësishëm në hapësirat gjelbëruese në Gjilan sipas këtij projekti arrin në vlerën e 700 mijë eurove.

Postimi i plotë:

Me 28 nëntor përurojmë projektin e lumit Mirusha në Gjilan

Me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në Gjilan, në vlerë prej 250 mijë euro, për vitin 2019.
MMPH këtë vit në Gjilan së bashku me komunën investon edhe në rregullimin e parqeve dhe zonave të gjelbërta rreth Mirushës dhe investimi i tërësishëm në hapësirat gjelbëruese në Gjilan sipas këtij projekti arrin në vlerën e 700 mijë eurove.
MMPH mbështet dhe financon në Gjilan edhe 3 projekte tjera, Pastrimi i shtretërve te lumenjve Morava dhe Stanishorka, Krijimi i zonave të gjelbërta në Gjilan dhe Ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Doberqan-Gjilan
Komuna e Gjilanit është fituese edhe e grantit të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Të gjitha këto projekte do të ndikojnë pozitivisht në përmirësim të gjendjes së mjedisit, evitim të përmbytjeve dhe ruajtje të biodiversitetit, për të mundësuar një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim të bujqësisë dhe veprimtarive tjera.

Me kryetarin Haziri u dakorduam që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojmë projektin e lumit Mirusha në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat