Gjilani bën përgatitjet e fundit për 20-vjetorin e çlirimit

Gjilani

Gjilani bën përgatitjet e fundit për 20-vjetorin e çlirimit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:44
Shpresa Hajdari

Komuna e Gjilanit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit, të cilat nisin nga 11 deri 15 qershor.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Shpresa Hajdari, tha se përpos aktiviteteve kulturore me këtë rast do të bëhet edhe shpallja e më të dalluarve të vitit, shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera.

Ajo ka potencuar punën e madhe që bëhet në bibliotekën e qytetit që ka rritje të numrit të lexuesve, pastaj menaxhimin dhe punën e cila po bëhet në teatrin e qytetit.

“Për pesë muaj në bibliotekën e Gjilanit janë regjistruar rreth tre mijë lexues dhe janë lexuar afro 11 mijë libra, e që janë trende jashtëzakonisht pozitive kur kemi parasysh edhe shfrytëzimin e bibliotekës nga ana e studentëve dhe nxënësve që zgjedhin këtë institucion për përgatitjen e tyre dhe mësimin. Edhe në Teatrin e Qytetit pas aktiviteteve të Flakës së Janarit, kemi dy shfaqje që janë pritur jashtëzakonisht mirë. Është shfaqja “Vrapo pas gruas tënde” dhe shfaqja tjetër “Erdhi Gogoja”, që Gjilanit i kanë dhënë fuqinë skenike dhe rritjen e interes të publikut”, ka thënë Hajdari.

Drejtoresha e DKRS theksoi se një rëndësi i ka dhënë edhe thirrjes publike për organizata joqeveritare, ku kanë aplikuar 51 organizata dhe presin publikimin e listës fituese të subvencioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat